PTHP: Për shkak të vëllimit, një pjesë e lëndëve pwr Merkon ende analizohen!
Komisioni i Prokurorisë shtetërore ka përfunduar mbikqyrjen në Prokurorinë e Strugës, njofton KlanM.
Mbikqyrja e jahstëzakonshme ishte inicuar, pasi Kryebashkiaku i Strugës, Ramiz Merko, u fut në “listën e zezë” amerikane për shkak të korrupsionit dhe ndikimeve ndaj gjyqësorit.
“Komisioni i PTHP-së të RMV-së, ka bërë mbikqyrje në gjithë lëndët e përfunduara dhe në proces të punës në PTHP – Strugë, Prokurorinë e Lartë Publike – Manastir dhe në Prokurorinë Publike për ndjekjen krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për shkak të vëllimit të veprimeve dhe ndërlikimit, një pjesë e lëndëve ende detajisht shqyrtohen dhe analizohen. Pas përfundimit të kontrolleve, Komisioni do të përgatisë raport se si të veprohet me lëndët konkrete” – thuhet në komunikatën e PTHP-së./KlanMacedonia