SAMITI I FUNDJAVES PER KOSOVEN DHE RAJONIN
Ne letren adresuar te 27 lidereve te shteteve anetare te BE-se presidenti i Keshillit Evropian paralajmeron perfshirjen ne diskutimet e samitit te fundjaves te situates ne Kosove dhe ne rajonin tone. Te enjten dhe te premten lideret do te diskutojne edhe pershpejtimin e procesit te zgjerimit.
Ne letren adresuar te 27 lidereve te shteteve anetare te BE-se presidenti i Keshillit Evropian Charles Michel paralajmeron perfshirjen ne diskutimet e samitit te fundjaves te situates ne Kosove dhe ne rajonin tone. Te enjten dhe te premten lideret do te diskutojne edhe pershpejtimin e procesit te zgjerimit.
Ky takim, përkon me 20-vjetorin e Samitit të Selanikut, ku u dha premtimi për antaresimin e ne BE të shteteve te Ballkanit Perëndimor gje qe ende nuk ka ndodhur. Mediat ne Bruksel shkruajne se Këshilli Evropian pritet të kërkojë masa të shpejta për uljen e tensioneve dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, për qëllim normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Kerkesa me emergjente eshte mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në të katër komunat në veri ne komunat e Mitrovicës se Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposavicit. Ne tekst eshte përfshirë edhe themelimi i Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Dështimi në uljen e tensioneve do të ketë pasoja negative”, thuhet në këtë tekst nderkohe qe komisioni evropian ka pregatitur tashme paketen e sanksioneve ndaj qeverise Kurti.
Kryeministri kosovar ka thënë se zgjedhjet e reja në veri mund të mbahen vetëm brenda kornizave ligjore të shtetit te tij.