Shtëpia pa dhomë gjumi e tualet shitet për 2 milionë Dollarë

Një varkë në Zelandën e Re e kthyer në një kabinë e cila nuk ka tualet dhe as nuk mund të përdoret për të fjetur  u shit me një çmim marramendës pavarësisht krizës së tregut imobiliar.

Kabina nuk ka dhomë gjumi, tualet apo një titull të plotë ligjor dhe rregullat shkruajnë se nuk mund të banohet apo të kalohet një natë në të, megjithatë u shit në ankand për 2 milionë Dollarë të Zelandës së Re (970 mijë Paund).

Ajo u shit si një shtëpizë pushimi se sa një rezidencë banimi, por gjithsesi ka shënuar rekord krahasuar  me pronat e vendosura pranë ujit.

Kabina mbrohet nga ligji i trashëgimisë dhe ka një liman të vogël, por blerësi nuk merr një certifikatë pronësie. Çmimi i shitjes blen licencën për ta  përdorur dhe jo për të zotëruar hapësirën.

Pavarësisht se tregu imobiliar në Zelandën e Re është në krizë, çmimet e larta për disa prona shumë të pazakonta vazhdojnë të rezistojnë ende në qytetet e mëdha. Tregu ka një rënie prej 18% pas pandemisë, por çmimi mesatar i një shtëpie është 950.000 Dollarë ose 12 herëë më shumë se sa të ardhurat mesatare.

Në 2021, një shtëpi në Auckland, e përshkruar nga agjenti imobiliar si “e mjerueshme”, u shit për 1.7 milionë Dollarë. Një vilë e braktisur pa tualet dhe me dyer të shkatërruara u shit për 2.075 milionë Dollarë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share