16 Korriku festë për tifozët e Inter Miami, prezantohen Messi e Busquets

16 Korriku do të jetë ditë festë për tifozët e Inter Miami. Sipas asaj që raportohet nga shtypi amerikan klubi i MLS pritet që në këtë ditë të prezantojë për mediat dy prej yjeve të skuadrës, Lionel Messi dhe Sergio Busquets.

Dyshja ka rënë dakord për të qënë pjesë e skuadrës nga Florida në sezonin e ri dhe në javën e dytë të muajit të ardhshëm pritet të shfaqen për herë të parë me fanellën e Inter Miami.

Debutimi i dyshes parashikohet të ndodhë në duelin e 21 Korrikut kundër Cruz Azul në një ndeshje për Kupën e Ligës. Ish-at e Barcelonës pritet të sjellin një ndikim të rëndësishëm te skuadra që mban vendin e fundit në renditjen e MLS duke pasur impakt të madh tek ta. Vlera totale e formacionit titullarë do të rritet në rreth 80 milionë euro, ku lojtari më i shtrenjtë do ishte Messi, kartoni i të cilit vlerësohet me 45 milionë euro.

Por duket se goditjet e skuadrës amerikane në këtë merkato nuk do të ndalen këtu. Në listën e dëshirave gjenden edhe ish-lojtarë të Barcelonës, si Jordi Alba dhe Luis Suarez, që mund të binden sërish për të luajtur me Lionel Messin dhe Sergio Busquets.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share