Një person humbi jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Milot-Rrëshen, Rruga e Kombit.
Gazetarja Vera Deda raporton se viktima po lëvizte me biçikletë, kur në afërsi të Rubikut u përplas nga një autobus me targa të Kosovës.
Identiteti i viktimës për momentin nuk dihet. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti./tvklan.al