Kurban-Bajrami: Çmimi i Kurbanit më i lartë se vitin e kaluar!

PAGA DERI NË 1.000 EURO NË MUAJ, POR BARINJ AS PËR “ILAÇ”

“Barinjtë tani i paguaj 700 euro, 800 euro, 1000 euro por nuk shkon më askush, nuk ka barinj përsëri.”

Kështu shprehet blegtori Osman Ismani nga fshati Xhermë i Tetovës i cili dy ditë para festës së Kurban Bajramit ka dalë në treg për të shitur bagëtinë e tij të zgjedhur për kurban, njofton KlanM.

Edhe vet e pranon se çmimet janë më të larta se vitet e kaluara por siç thotë janë rritur shpenzimet dhe është punë shumë e vështirë që edhe me pagë 1.000 euro në muaj nuk mund të gjejë barinj.

–         “Shitja filloi sot, ka interesim, mirë është.

–          Si janë çmimet, a janë më të larta këtë vit?

–         Çmimet janë më të larta sepse gjithçka është shtrenjtuar, ushqimet janë më të shtrenjta.

–         0011-2:36 me interesojnë çmimet, ky dashi këtu sa kushton?

–         Çmimet janë 120 euro, 130, 150, 170 ka dash edhe 300 euro por këto nuk i marrin aq shumë” – tha Osman Ismani, blegtor nga fshati Xhermë, Tetovë.

Edhe blegtori Agim Ahmeti, sic njofton KlanM, thotë se brez pas brezi janë marrë me këtë punë dhe ankohet për shpenzimet e larta dhe vështirësitë për të gjetur barinj edhe pse pagat shkojnë mbi 1.000 euro në muaj.

“Gjenerata e re nuk e duan këtë punë, disa janë larguar jashtë shtetit dhe për bari është shumë problem. Bariu paguhet 700 , 800 euro me gjitha të paguara deri në 900 apo 1000 euro dhe kërkesa nga blegtoret ka shumë por ka mungesë për barinj” – tha Agim Ahmeti, blegtor.

Por blerësit që kanë vendosur që të presin kurban për këtë festë, sic njofton KlanM, thonë se nuk është edhe shumë i rëndësishëm çmimi kur behet fjalë për të realizuar ritin fetar siç është prerja e kurbanit.

–         “Çmimi ishte 400 euro dhe 300,

–         A janë shtrenjte si u duken çmimet?

–         Për atë qe e ka vendosur nuk janë shtrenjte?

–         Po

–         Për kënd i keni blerë?

–         Këto i bleva për vete.

–         A pritni çdo vit kurban?

–         Po, çdo vit pres.

Ndryshe, për të prerë kurban, sipas dispozitave fetare dashi apo delja duhet të plotësojnë disa kushte dhe të kenë mbushur një vit. Këtu përjashtohet kafsha e vogël e cila ka mbushur gjashtë muaj dhe e cila nëse përzihet me kopenë e kafshëve tjera të vogla, për nga madhësia nuk do të dallohej prej tyre. Ndryshe, Festa e Kurban Bajramit është më 28 qershor pas dy ditësh. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share