Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku është pritur këtë të hënë nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Në fokus të diskutimeve pritet të jetë situata mes Kosovës dhe Serbisë.
Rama tha se do t’i përcjellë Michel-it shqetësimet e mëdha për situatën në rajon. Ai shprehu bindjen se zgjidhje duhet të jetë një konference pa afat kohor, ku të mbyllur brenda mureve të një strukture mikpritëse nën kujdesin e bashkësisë euro-atlantike, liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllin krejt pikat e marrëveshjes së normalizimit.
Kjo është përpjekja e radhës e kreu të qeverisë shqiptare për të ndërmjetësuar një dialog mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar. Pas një letre që i ka dërguar së fundmi presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz për të zbatuar planin franko-gjerman për të dy vendet.
Borrel do të raportojë për situatën, ndërkohë që ditën e nesërme është parashikuar një konferencë e kreut të KE, Charles Michel me të gjithë krerët e familjes evropiane, ku do diskutohet sërish për Kosovën dhe Serbinë.
Kreu i qeverisë shqiptare ka propozuar dhe një draft-asociacion për dy vendet më herët./tvklan.al