PROTESTË KUNDËR LIGJIT PËR BARAZI GJINORE DHE PËR EVIDENCËN AMË
Sinodi i shenjtë e Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit bën thirrje për tubim gjithëpopullor kundër Ligjit për barazi gjinore dhe Ligjit për evidencën amë, njofton KlanM.
Me këto fjalë, por edhe me pamje nga liturgji fetare dhe tubime të besimtarëve në tempullin “Shën Klimenti i Ohrit”, paralajmërohet protesta kundër dy propozim ligjeve.
Është prononcuar edhe Kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, z.z. Stefani.
“Secili prej nesh, por edhe të gjithë bashkë kemi detyrë të shenjtë, atë që e kemi pranuar dhe trashëguar nga paraardhësit tanë, si veçanti dhe trashëgimi gjithënjerëzore, ta vazhdojmë dhe t`ua lëmë brezave pas nesh. Me këtë ruajmë jo vetëm të kaluarën, por sigurojmë të ardhmen si pjesëtarë të popullit tonë dhe komunitetit gjithënjerëzor. Duke mbrojtur dhe ruajtur në mënyrë dinjitoze këto përfitime, do t`i realizojmë obligimet ndaj Zotit dhe njerëzimit” – tha Z.Z Stefani, kreu i KOM-AO.
Protesta me moton “Kemi detyrë”, sic njofton KlanM, do të mbahet të enjten në Tempullin fetar “Shën Klimenti i Ohrit” në orën 18:00.
Protesta vjen pasi këtë fundjavë në Shkup, për të katërtën herë u mbajtë “Parada e Krenarisë”. /KlanMacedonia/