VMRO-DPMNE me tribunë partiake kundër korrupsionit

VAZHDOJNË AKUZAT PËR FAMILJARËT E ALI AHMETIT

VMRO – DPMNE ka publikuar sot të dhëna të tjera në lidhje me marrëveshjet kontestuese të biznesit të nipit të liderit të BDI-së Ali Ahmeti, Drin Ahmeti. Partia opozitare, sic percjell KlanaM, pretendon se, përpos blerjen së qendrës tregtare, Soravia, Ahmeti ka fituar edhe një koncesion për nxjerrjen e gurit gëlqeror.

“Këtu me mua kam një marrëveshje me EMV-në, do të thotë personi Drin Ahmeti është pronar i kompanisë Everst XHD, e cila ka koncesion për nxjerrjen e gurit gëlqeror dhe ai koncesion është diku 16,17 vite dhe është marrë që në kohën e qeverisë së kaluar të LSD-së dhe BDI-së. Marrëveshja ka të bëjë në shitblerjen e gurit gëlqeror nga ana e EMV-së dhe ka vlerën e rreth 3,600.000 denarë” – tha Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Sipas Kovaçkit, është simptomatike që, sipas informatave të VMRO-së, kjo kompani ka vetëm një të punësuar.

“Nëse është ashtu, si mundet ai i punësuari i vetëm të përgatisë edhe aplikim për dokumentacionin e tenderit, si mundet të realizojë gërmimet etj. Do të thotë, është rast kryesisht serioz si ky me blerjen e Soravisë dhe për të cilat duhet të interesohet institucionet” – tha Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Ai i ka bërë thirrje Antikorrupsionit që të merret me këtë rast. Ndërkohë, ditë më parë, mediat publikuan informata se, pronari i njërës nga kompanitë që po blen qendrën tregtare “Soravia’, konkretisht kompania “Top industris”, është Drin Ahmeti, nipi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share