Shkup: U mbajt edicioni i katërt i ”Paradës së Krenarisë”!

KOM-i PARALAJMËRON PROTESTA, REAGON EDHE AAA

Me moton “Të zëshëm dhe krenar” në Shkup është mbajtur edicioni i katërt i “Paradës së Krenarisë”, njofton KlanM.

Komuniteti LGBT, mbështetësit e tyre dhe OJQ-të, janë ankuar për diskriminime duke thënë se tashmë nuk do të fshehen dhe do të jenë të zëshëm për të drejtat e tyre.

“Parada e Krenarisë”, sic percjell KlanM, u mbështet edhe nga shumë politikanë, Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, Ministret për Punë dhe Politike sociale dhe të Kulturës, Jovanka Trençevska dhe Bisera Kostadinovska, ish-Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska, Ambasadorja amerikane në Shkup, Anxhela Ageler e të tjerë.

Përkundër mesazheve të zëshme të LGBT-së dhe OJQ-ve për të njohur gjininw, Kisha Ortodokse Maqedonase për të enjten ka paralajmëruar një kundër-protestë.

Në vijë të njëjtë me kishën, sic njofton KlanM, janë edhe dy Komunat, Strumica dhe Novosella, të cilët njëzëri miratuan vendimet për të njohur vetëm gjininë mashkullore dhe femërore duke kundërshtuar propozim-ndryshimet ligjore për njohjen juridike të gjinisë.

Ndryshe, dje në Sheshin Skënderbeu në Shkup, pati protesta edhe nga disa medresantë me moton “Mbroje më të shtrenjtën, vlerën familjare”, “Ngrije zërin kundër degjenerimit”, kurse kjo paradë u kundërshtua edhe nga Aletrnativa.

Nga partia e Gashit, sic njofton KlanM, kanë thënë se  “Krenaria jonë është familja jonë tradicionale” dhe se në frymë të kësaj, AlternAtivA deklaron se do të jetë KUNDËR edhe propozim-ligjit të ri për evidencën amë, përmes të cilit synohet të relativizohet familja tradicionale duke e shpikur të a.q. “identitet gjinor”. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share