Pas deklaratave të presidentit rus Vlaidmir Putin i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i grupit “Wagner”.
Ata shprehen se kreu i Kremlinit bëri një zgjedhje të gabuar dhe së shpejti do të ketë edhe zgjedhje të reja presidenciale.
“Së shpejti do të kemi një president të ri”, thuhet në mesazhin e “Wagner”.
Mercenarët, të udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, kanë pretenduar kontrollin e dy qyteteve ruse në përpjekjen e tyre për të rrëzuar udhëheqjen ushtarake të vendit dhe pretendojnë se kanë rrëzuar gjithashtu tre helikopterë ushtarakë.
Klan News