“Ne nuk do të ndalojmë tregtinë”
Kryeministri i vendit, Edi Rama thotë se nëse nuk lirohen 3 efektivët e policisë së Kosovës, nuk do të këtë marrëdhënie Shqipëri-Serbi.
Gjatë fjalës së tij në konferencë me gazetarët, kryeministri Rama thotë se marrëdhëniet do të jenë në nivelin zero mes Shqipërisë dhe Serbisë, çka nënkupton komunikim vetëm duke i bërë thirrje Serbisë “lironi 3 policët”.
Kryeministri Rama shton se megjithatë, tregtia mes 2 vendeve do të vazhdojë.
Pyetje: Çfarë nënkuptoni kur thoni se do të ngrini marrëdhëniet me Serbinë? Apo do të ngrihen marrëdhëniet diplomatike, ekonomike?
Edi Rama: Këtu nuk bëhet fjalë për prishje marrëdhëniesh diplomatike, por bëhet fjalë marrëdhënie të cilat kthehen në një pikë zero, që do të thotë se nuk ka marrëdhënie. Natyrisht që ne nuk do të ndalojmë tregtinë, ne nuk do të ndalojmë asgjë, por ama nuk marrëdhënie, nuk ka komunikim. Çdo komunikim në çdo nivel me Serbinë do të jetë “lironi 3 policët”, deri kur ato të lirohen. Shpresoj të lirohen, por nëse nuk do të lirohen 1 vit, larg qoftë 2, 3 apo 5, vetëm kjo do të jetë marrëdhënia “lironi ato të tre”, nuk kemi asnjë fjalë tjetër. Por nuk kuptoj se do të ndalohen kamionët e këto, se këto punët e kamionëve dhe targave i ka qejf Albini se unë nuk merrem me to sepse unë nuk di që t’i jap kamionit./tvklan.al