Reperi i njohur Gold AG ka pranuar mirënjohje nga kryetari i Skenderajt Fadil Nura, për pasqyrimin e vlerave dhe historisë së vendit përmes muzikës që kultivon.
Këtë e ka bërë të ditur Nura përmes një postimi në Facebook, u ka ndarë edhe fotografi gjatë takimit të tyre.
“Mirëpritem dhe i ndamë mirënjohje këngëtarit të mirënjohur Arian Agushi – Gold AG, që ruan lidhje të veçantë me qytetin e Skenderajt, për shkak të historisë dhe vlerave të trevës sonë, të cilat edhe i pasqyron nëpërmjet këngëve dhe muzikës që kultivon”, ka shkruar Nura në Facebook.