Marrëdhënia Kosovë-Serbi/ Rama: Interesi i Shqipërisë kërcënohet nga kjo situatë

“Nga përplasjet fiton vetëm Rusia”

Kryeministi i vendit, Edi Rama thotë se situata e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë kërcënon interesin e Shqipërisë dhe të të gjithë rajonit.

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama shton se shteti i vetëm që fiton nga kjo situatë mes 2 vendeve është Rusia.

Edi Rama: Një kthim mbrapa dramtik për të gjithë rajonin dhe për që nuk mund të bëhen peng i lojës politike për elektorat, as të atyre në Kosovë dhe as të atyre në Serbi. Vendet tona dhe popujt tonë, shtetet tona në këtë lagje të Evropës, kanë një moment tjetër dhe një rrugë tjetër nga kjo që adreson qorrsokaku i veriut dhe nuk mund të vazhdojnë të presin me vite që ky proces dialogu të përfundojë ë që marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosvës të normalizohen dhe ndërkohë sa herë e duan politikat e brendshme, në njërin apo tjetrin breg fillojnë konfliktet që vazhdimisht i kujtojnë të tjerëve se ky rajon është ai që mezi çdo vit po përpiqet të heqë damkën e tmerrshme të historisë dhe që papritur rizgjohet në anën e gabuar.

Prandaj është e rëndësishme që ta kuptojnë të tërë, që nga ata që flasin për vëllezër të mëdhenj e të vegjël, tek ata që e shtyjnë zvarrë këtë proces se interesi ynë kombëtar, i Shqipërisë kërcënohet nga kjo situatë dhe ky rajon nuk është as i Albinit dhe as i Aleksandrit. Ky rajon është i popujve dhe i shteteve që e popullojnë dhe e adminsitrojnë dhe ky rajon ka vuajtur boll nga nacionalistët dhe nga përplasjet e vazhdueshme të cilat mund edhe të kenë pasur justifikimet e tyre në kohërat e tjera, por nuk i kanë më sot kur jemi në mes të një Evropa që mbështet paqen. Kjo situatë i shkon për shtat vetëm një fuqie që është Rusia. Nga këto përplasje dhe kjo pafatësi për t’u ulur me durim dhe për të çuar përpara një proces, nuk fiton as Evropa, por fiton vetëm Rusia.

Ka një marrëveshje bazë, e cila u dakordësua dhe të dy vendet sillen sikur ajo marrëveshje nuk ka ndodhur, kjo është e vërteta dhe kjo status quo nuk mund të vazhdojë më dhe prandaj duhet patjetër të dalim nga kjo lojë politike “Tom and Jerry”. Nuk janë aspak skenarë të mirë për ne e për interesin tonë kombëtar, për Shqipërinë, si një vend që kërkon të përparojë dhe gjithçka që ndodh rreth e rrotull na cënon ne në këtë rrugë në sytë e të gjithëve.

E domosdoshme që Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë të ndërhyjnë dhe të shtyjnë zbatimin deri në fund të asaj marrëveshjes bazë e cila mbeti e pafirmosur. Vajtje-ardhjet në Bruksel me këto xhirot janë kohë e humbur, situata në terren degradon përditë edhe shpërthimi i asaj situate në formën e një përplasje do të kishte pasoja të rënda. Të 2 liderët të merren dhe të mbyllen brenda në një konferencë nën kujdesin e kumbarëve të planit që është dakordësuar në bazë në një konferencë normalizimi pa të drejtë dalje deri kur të përfundojë bashkëbisedimi dhe të trajtohen ato pika që askush nuk i kundërshton, por në të njëjtën kohë, secili ia hedh tjetrit fajin pse nuk zbatohen sepse nuk ka vullnet ky është fakti./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share