KJUÇUK: BRENDA DY JAVËVE NDRYSHIMET KUSHTETUESE HYJNË NË KUVEND
Qeveria e re e Bullgarisë pret që Maqedonia e Veriut t`i miratojë ndryshimet kushtetutese që janë dakorduar me kompromisin evropian në vitin 2022 – , sic percjell KlanM, është mesazhi që gjatë një bisede telefonike Kryeministri bullgar, Nikolaj Denkov, ia ka dërguar homologut të tij, Dimitar Kovaçevskit.
“Çfarëdo përpjekje të investojmë për zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve dypalëshe, do të mbeten në plan të dytë ose nuk do të realizohen nëse çështja për futjen e Bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së nuk zgjidhet në mënyrë adekuate” – tha Nikolaj Denkov, kryeministri i Bullgarisë.
Press-shërbimi i Qeverisë bulllgare ka njoftuar se Denkovi ka theksuar se në dy vendet ka forca që nuk duan marrëdhënie të mira fqinjësore dhe përpiqen të nxisin tensione.
Ai, sic njofton KlanM, është obliguar se në këto kushte, kabineti bullgar do të jetë burim i qetësimit të situatës, por me kusht që të mos ketë incidente në Maqedoninë e Veriut
Ndërkaq, raportuesi për progresin e Maqedonisë së Veriut në procesin eurointegrues, Eurodeputeti Ilhan Kjuçuk, sic percjell KlanM mediat bullgare, ka theksuar se ka marrë konfirmime nga autoritetet e Shkupit se ndryshimet kushtetuese do të hyjnë në procedurë parlamentare.
“Këtë ose javën tjetër, propozimet konkrete duhet të dorëzohen nga komisioni i punës deri në Qeveri dhe të shqyrtohen nga parlamenti I RMV-së” – tha Ilhan Kjuçuk – eurodeputet.
Eurodeputeti Kjuçuk iu është përgjigjur edhe kritikave të opinionit bullgar lidhur me kërkesën për t`u anuluar votimi i raportit për Shkupin. Në një deklaratë për televizionin bullgar BNT, sic percjell KlanM, ai ka thënë se anulimi do të jetë i dobishëm për të gjithë, para së gjithash për Maqedoninë e Veriut, për të pasur kohë për zgjidhjen e problemeve politike. /KlanMacedonia/