ASH-Strugë: Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Ramiz Merkos

Aleanca për Shqiptarë, dega Strugë ka mirëpritur vendimin e ShBA-së për shpalljen e kryetarit të Strugës Ramiz Merko “non grata”, duke kërkuar edhe dorëheqjen e tij të menjëhershme.

“Atë që nuk e bëri për 20 vite prokuroria e 3%, gjyqësia e 4% dhe organet tjera kompetente për luftë kundër korrupsionit e bëri partneri strategjik i Maqedonisë pra ShBA, duke i dhënë kështu shuplak të fortë të gjithë atyre që kanë për obligim të mundësojnë funksionimin e shtetit të së drejtës e që tashmë kanë dështuar në luftën kundër korrupsionit për çka duhet të mbajnë përgjegjësi në të ardhmen”, tha Lulzim Nasufi, kryetar i degës së Aleancës për Shqiptar në Strugë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share