Skuadra e Shkëndijës së Tetovës e cila vazhdon përgatitjet për ndeshjet europiane dhe kampionatin e ri, ndërsa sot ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese me skuadrën rumune Petrolul Ploeshti të cilën e fitoi me rezultatin 3-2. Autor të golave për ekipin kuqezi ishin Erald Çnari 2 dhe Nasko Milev 1.
Në këtë ndeshje trajneri Ardian Nuhiu në formacion gjatë minutave ka inkuadruar të gjithë futbollistë që i ka në disponim.
Ndeshja e radhës kontrolluese do të zhvillohet kundër skuadrës sllovene Rogashka më 26 qershor (e hënë). /KlanMacedonia/