Memeti: Si akt moral, Merko duhej të dorëhiqet

Krerët e shtetit në Maqedoni sipas analistit Ibraim Memeti, presin që problemet t’ua zgjedhin amerikanët dhe të huajt e pastaj t’iu bie ndërmend se duhet vet t’i zgjedhin ato. Kështu e komentoi Memeti deklaratën e kryeministri Kovaçevski, i cili theksoi se po të kishte qenë në vend të Merkos, do të ishte dorëhequr. Kjo deklaratë e kryeministrit, sipas Memetit, është e papjekur dhe jo e duhur.

“Si akt moral për një shtet që ka bërë aq shumë për ne, ai duheshte të japë dorëheqje derisa të përfundojë rasti. Nëse del i pastër, le të kandidojë sërish e ndoshta do të fitonte edhe më shumë”, tha analisti Ibraim Memeti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share