KOVAÇEVSKI: PAS KATËR DITËSH DO TË MIRATOHEN NDRYSHIMET LIGJORE DHE DO T’I DORËZOHEN KUVENDIT
Suad Misini, aktivisti për të drejtat e njeriut për të katërtën ditë me radhë po mban grevë me etje përpara Kuvendit, për të senzibilizuar urgjencën e zgjidhjes së problemit për personat pa dokumente, njofton KlanM.
Greva tashmë ka filluar të reflektojë edhe në gjendjen e tij shëndetësore, por Suad Misini përsëri thotë se ndjehet mirë.
“Fizikisht, ende ndjehem mjaftë mirë që të mund plotësisht i vetëdijshëm të them se greva do të vazhdojë, nuk e di se sa do të mundëm fizikisht por për sa kohë që unë mund të kuptoj kontrollin tim racional të jetës sime greva do të vazhdojë, derisa të shoh që institucionet e kanë kuptuar nevojën për një zgjidhje të menjëhershme të këtij problemi dhe për aq kohë sa shoh hapa konkretë që ky problem po zgjidhet” – tha Suat Misini, aktivist për të drejtat e njeriut.
E se a do të zgjidhet ky problem, Klan M pyeti edhe Kryeministrin Kovaçevski. Do te duhen edhe katër ditë që ligji për personat pa dokumente të kaloje në qeveri – tha Kryeministri, por, sic njofton KlanM, nuk u përgjigj nëse aktivisti Suad Misini do të mund të durojë pa ujë edhe për katër ditë tjera të grevës.
“Ndryshimet që duheshin bërë në ligjin e gjendjes civile në pjesën e regjistrimit të personave të paregjistruar tashmë janë bërë në parlament dhe për 600 persona statusi do të zgjidhet. Pjesët e tjera të ligjit janë duke u përgatitur, dje unë me deputeten Latifa Shikovska e cila isha së bashku me zotëri Misini dhe u tha se në seancën e parë të radhës pas katër ditësh do të miratohen menjëherë ndryshimet ligjore dhe do t’i dorëzohen kuvendit” – tha Kovaçevski.
Ndryshe, para Kuvendit ku për të katërtën ditë Suad Misini mban grevë me etje, vetëm një OJQ për të drejtat e njeriut ka mbështetur nismën e tij. Misini, sic njofton KlanM, ndjehet i zhgënjyer, por thotë se nuk do të ndalet për të ngritur zërin në kërkim për të drejtën e dokumenteve.
Ndryshe, një muaj më herët, 19 vjeçari Memet Kamberi pas vdekjes mbeti tre javë në morg për shkak të mungesës së dokumentacionit. /KlanMacedonia/