Vetëm me të brendshme, i burgosuri ngjitet në çatinë e bugut të Anglisë dhe i bën rezistencë policisë

I veshur vetëm me të brendshme, një i burgosur ka arritur të ngjitet në çatinë e burgut “Frankland” në Durham të Anglisë.

Në pamjet e bëra publike, shihet i burgosuri në majë të çatisë teksa oficerët e policisë duket se po përpiqen që ta ulin poshtë atë.

Imazhet e marra nga Chronicle Live, tregojnë të burgosurin teksa flet me oficerët e sigurisë dhe situata duket mjaft e tensionuar.

Akoma nuk janë mësuar detaje të tjera si dhe pse është ngjitur i burgosuri në majë të çatisë.

Në “Frankland” janë më shumë se 800 të burgosur dhe është quajtur “Monster Mansion” për shkak se shumë nga të burgosurit janë të dënuar si vrasës, përdhunes dhe ata që janë dënuar për vepra të lidhura me terrorizmin./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share