Orë vendimtare për të gjetur nëndetësen turistike të Titanikut

Kërkimet për të gjetur nëndetësen turistike të Titanikut që u zhduk në Oqeanin Atlantik, kanë hyrë në çaste vendimtare.

Edhe pak orë kanë mbetur deri në përfundimin e sasisë së oksigjenit që ka brenda nëndetëses turistike. Me orën tonë lokale, llogaritet që rezervat e oksigjenit në këtë nëndetëse të vogël të përfundojnë rreth orës 12:00 – 13:00.

Kapiteni që drejton operacionin e kërkim shpëtimit ka thënë më herët se ende nuk kanë asnjë dijeni për vendndodhjen e nëndetëses Titan.

Megjithatë, BBC raporton se sot do t’u bashkohen ekipeve të kërkimit 10 anije shtesë dhe nëndetëse.

Ndërsa pajisje të tjera ujore të pajisura me kamera dhe të komanduara në distancë, do të zhyten për të skanuar thellësitë e oqeanit.

Në bordin e nëndetëses turistike Titan ndodhen 5 persona. Secili prej tyre ka paguar një tarifë prej 250 mijë Dollarësh për të qenë pjesë e kësaj nëndetëseje që zhytet në thellësi për të parë rrënojat e anijes së mbytur në vitin 1912, Titanik. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share