Ancelotti e “tradhëton” për pankinën e Brazilit, Real Madrid hedh sytë te Mourinho

Me Carlo Ancelottin drejt Brazilit, Real Madrid ka nisur punën për të gjetur pasuesin e italianit. Shumë alternativa gjenden në tryezën e dëshirave të presidentit Florentino Perez, që duhet të zgjedhë trajnerin e së ardhmes. Sipas asaj që raportohet në mediat spanjolle momentalisht pesë janë emrat që lakohen si trajneri i ri i Real Madrid. Lista kryesohet nga Raul, një legjendë e klubit mbretëror, ndjekur më pas nga një tjetër ish-futbollist i spanjollëve, Xavi Alonso tashmë te Bayer Leverkusen, Jose Mourinho i Romës dhe Julian Nagelsmann e Antonio Conte.

Raul shihet më pranë duke qenë se aktualisht drejton skuadrën B, ndërsa më e lehtë konsiderohet pista Nagelsmann dhe Conte. Dyshja nuk kanë kontratë dhe do të ishin një zgjedhje me tepër leverdi edhe për arkat e klubit. Ancelotti ka drejtuar Real Madrid në dy momente të ndryshme, në rreth 236 sfida, ku ka koleksionuar 169 fitore.  Në stolin e spanjollëve ai ka fituar 1 titull kampion, 2 Kupa Mbreti, 1 Superkupë Spanje, 2 Champions League, 2 Superkupa Europe dhe 2 Botërore Klubesh.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share