4 persona në gjendje kritike
4 persona ndodhen në gjendje kritike për jetën, pas një shpërthimi të fuqishëm të ndodhur në qendër të Parisit këtë të mërkurë.
Shpërthimi, që dyshohet të ketë ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit, ndodhi rreth orës 17:00 në Rue Saint-Jacques. Sipas asaj që shkruan BBC, e gjithë fasada e një ndërtese ra në tokë, ndërsa disa ndërtesa u përfshinë nga flakët.
Në vendin e ngjarjes ndodhen aktualisht forca të shumta policore dhe ato të zjarrfikëses.
Banorë thanë për mediat vendase se kishin dëgjuar dy shpërthime të fuqishme./tvklan.al