“Bllagoja Toska” bëhet realitet për tetovarët

“Bulevard i famshëm “Bllagoja Toska”, në Tetovë edhe zyrarisht u përurua sot. Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se projektet e këtilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen për të lehtësuar komunikacionin në qytetin e Tetovës.

“Urime bulevardi  ky segment i bulevardit “Bllagoja Toska”, që përfundimisht pas shumë peripecive, pas shumë angazhimeve, pas një përkushtimi maksimal të gjithë administratës, komunës të kompanisë ndërtuese dhe atyre të cilët kanë kontribuar edhe në financimin e realizimit të kësaj. Ne sot promovojmë një segment të rëndësishëm, arterie të rëndësishme të rrugëve të Tetovës me çka shpresojmë dhe besojmë se do të lehtësojmë komunikimin, komunikacionin dhe lëvizjen e qytetareve . Vërtetë që për ne është një kënaqësi e veçantë që promovojmë rrugë, promovojmë komunkim më të lirë të qytetarëve dhe promovojmë projekte të cilat ju a lehtësojmë jetën qytetarëve të Tetovës, por edhe gjithë atyre të cilët për nevojat e tyre  vijnë në Tetovë. Në ditët në vazhdim, sigurisht do të vazhdojmë edhe me promovimin e projekteve tjera të cilat janë në realizim e sipër, dhe kjo me të vetmin qëllim që Tetovën ta bëjmë një qytet më të mirë për të jetuar, një qytet ku do të kemi rrugë të asfalltuar, ku do të kemi rrugë dhe ambiente publike të pastërta, ku do të kemi  kushte evropiane për jetesë ashtu siç të gjithë e duam”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share