“Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i ka reaguar partisë së “Majtës” në lidhje me certifikatat e lindjes në dy gjuhë.
“Pasi bëri nderimet e tij te varret e Josip Broz Tito dhe Enver Hoxhës, destinacioni i radhës i Dimitar Apasiev për nderimet e tij është varri i Benito Musolinit.
Zoti Apasiev, në vend që të krenoheni se në certifikatën e lindjes do të qëndrojë nacionaliteti – maqedonas/maqedonase, Ju, me politikën e Juaj destruktive dëshironi me çdo kusht t’i mbani qytetarët në hutim për qëllimet tuaja politike.
Si luftëtar i “vetëshpallur” i internacionalistëve, Ju duhet të kujdeseni që të gjithë qytetarët dhe popujt të zhvillohen në mënyrë të barabartë në vendin e tyre”, shkruan Lloga.
Lloga shton se nëse sot maqedonasi i mjerë po nënshkruhet si pjesëtar i një kombi tjetër, jo për shkak të marrjes së certifikatës, por për shkak të mungesës së perspektivës dhe bllokadës, Apasiev ju tani keni mundësinë të mbështesni ndryshimet kushtetuese që do të na hapin rrugën për në BE dhe të sigurojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne