Aleanca për Shqiptarët mirëpret shpalljen non grata të Ramiz Merkos

Aleanca për Shqiptarët mirëpret shpalljen non grata të Ramiz Merkos nga SHBA-të dhe intensifikimin e luftës kundër korrupsionit, përcjell KlanM. Nga kjo parti theksojnë se ky vendim i DASH-it vjen dy vite pas firmosjes së urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden për zgjerimin e sanksioneve amerikane
“Ky përcaktim i sotëm është një sinjal që ka potencialin për të rikthyer shpresën në Maqedoninë e Veriut. Nga sot, SHBA-të dëshmuan se askush nuk është i paprekshëm. Përgëzojmë Ambasadoren Aggeler për konsistencën e saj dhe paralajmrimin se do të ketë përcaktime tjera gjatë këtij viti. Korrupsioni duhet të ketë pasoja, por shpalljet non grata nuk mjaftojnë. Ramiz Merko duhet të japë dorëheqje të menjëhershme ndërsa BDI duhet të distancohet nga anëtari i saj i Kryesisë. Prokuroria për ndekje të korruspsionit duhet të hapë lëndë ndaj Merkos për të garantuar llogaridhënie të plotë në lidhje me akuzat e Departamentit të Shtetit amerikan dhe për të ndarë drejtësinë. Ramiz Merko është vetëm fillimi. Korrupsioni ka pasoja”, përfundon reagimi i ASH-së./KlanMacedonia
Lexo gjithashtu
Total
0
Share