Tiranë – Aksidenti i rëndë te rrethrrotullimi i TEG, ndërron jetë 40-vjeçari

Ndërron jetë në spital, shoferi 40-vjeçar i cili mbeti i plagosur pasditen e kësaj të marte në aksidentin e ndodhur pranë rrethrrotullimit të TEG në Tiranë. Lajmi bëhet i ditur nga gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj.

Kujtojmë se që në momentin e parë, 40-vjeçari me iniciale D. B. ishte në gjendje të rëndë, siç tregohet edhe në këto pamje që përcolli. Në pamje ai shihej pa ndjenja në timon, ndërsa ekipet e emergjencës i vinin në ndihmë (Lexo më shumë).

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:25 dhe në aksident u përfshinë 3 automjete.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasi D. B., si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital“, tha dhe policia e Tiranës në një njoftim të dytë për ngjarjen./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share