Veliaj betohet si kryebashkiak i Tiranës

Konstituohet edhe Këshilli Bashkiak

Erion Veliaj u betua këtë të martë për një mandat të tretë në krye të Bashkisë së Tiranës.

Mirënjohës për besimin që qytetarët i dhanë në zgjedhjet e 14 Majit u tregua Veliaj në ceremoninë e betimit të mbajtur në tarracën e Bashkisë së Tiranës.

“Falenderoj dhe ata që mendonin ndryshe”, tha ai.

Veliaj premton për kryeqytetasit se projektet e nisura do përmbyllen, ndërsa të tjera janë në objektivat e këtij mandati.

“Kemi disa objektiva, më në fund zgjidhën ngërçin e teatrit, do vijojmë punën. Teksa njerëzit largohen për pushime ne do hapim kantierin më të madh sot fizik në Tiranë, rehabilitimi i Lanës…”

Këtë të martë u betuan edhe 61 këshilltarët e zgjedhur në 14 Maj për parlamentin e qytetit. Në krye të këshillit bashkiak u caktua Romina Kuko.

Tv Klan

 

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share