Kovaçevski: VMRO-ja flet kundër por s’voton kundër

VMRO-DPMNE-ja nuk voton kundër, ata flasin kundër, pastaj ikin jashtë që mos t’ia zë për të madhe dikush nga ndërkombëtarët, sepse retorika që ata e kanë në opinion dhe tek përfaqësitë e jashtme është total e kundërt, këtë e tha mes tjerash kryeministri Kovaçevski në deklaratën e tij të sotme për ndryshimet kushtetuese.

Kovaçevski thotë se VMRO-ja e pranoi se nuk ka problem me ndryshimet kushtetues, iu plotësua edhe kërkesa për futje në Qeveri pa BDI-në, por që sërish nuk marrin përgjegjësi për miratimin e ndryshimeve.

“Kryetari i VMRO-DPMNE-së, pro.dr. Hristijan Mickoski qartë tha para kamerave, ju i keni ata incizime, që VMRO-DPMNE nuk ka problem me ndryshimet kushtetuese dhe me vendosjen e pjesës tjetër të popujve në Preambulë, përfshi edhe popullit bullgar, shprehu dëshirë për të qenë pjesë e Qeverisë, ku nga ana ime u ofrua në mënyrë vëllazërore të jetë gjysmë-gjysmë vende të ministrive, kërkoi që BDI të mos jetë pjesë e Qeverisë, BDI në konferencë për shtyp pranoi me kumtesë, edhe Aleanca dhe Besa thanë që nuk do të jenë, kjo do të thotë se i lëshohet edhe më shumë vende të ministrive VMRO-DPMNE-së”, tha Kovaçevski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share