Sulmohet nga djali dhe nipi i tij një 86-vjeçar nga Tetova

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka pranuar një denoncim nga një tetëdhjetegjashtëvjeçar për sulm fizik nga djali dhe nipi i tij. Policia ka ndërmarr të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

“Një burrë tetëdhjetë e gjashtë vjeçar nga Tetova dje (19-qershor) në ora 09:30 në SPB Tetovë ka raportuar se më 17 qershor rreth orës 15:00 në një dhomë në shtëpinë e tij familjare është sulmuar fizikisht nga djali i tij I.H. (54) dhe nipi. B. H. (30) nga Tetova. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share