Ukraina i kryen 14 sulme ajrore në pozicionet ruse

Forcat ajrore ukrainase i kanë kryer 14 sulme ajrore gjatë ditës së djeshme, duke goditur zonat ku është vendosur personeli i Rusisë.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në një deklaratë në Facebook ka deklaruar: “Ushtarët tanë shkatërruan gjithashtu dy sisteme raketore kundërajrore”.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se raketat dhe artileria ukrainase goditën tre pika kontrolli, pesë depo municionesh dhe tre njësi artilerie.

Rusia e ka përqendruar fokusin e saj  në drejtim të zonave  Lyman, Bakhmut, Avdiivka dhe Marinka, shkruan Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share