“Kjo rrugë ka marrë shumë viktima” – Gazetari Furkan Saliu: Zvarritjen e punimeve e paguajmë me jetë

Gjëja e parë që i ka rënë në sy ekipit të Klan Macedonia duke shkuar në vendgjarjen e aksidentit në rrugën Shkup – Bllacë, ka qenë mungesa e anësoreve mbrojtëse anës lumit.

gazetari Furkan Saliu ndodhet në vendin e aksidenti, që nga momentet e para, aty ku për disas orë po zhvillohet aksioni për gjetjen e tre të zhdukurve në rrjedhën e lumit Lepenc. Një 20 vjeçar ka arritur të hidhet nga vetura dhe të shpëtojë. Bëhet fjalë për 4 anëtarë të familjes Pacolli nga Kosova, të cilët po ktheheshin nga Aeroporti i Shkupit drejt Prishtinës, informon KlanM.

“Ndoshta nuk është profesionale ta them, por më duhet ta them se kjo rrugë ka marrë shumë viktima. Paramendoni që kjo rrugë disa kilometra e gjatë, të kishte përfunduar para 10 apo 15 viteve, ne nuk do të flisnim për viktima sonte. Jam shumë i bindur për këtë, për shkak se para se të fillojnë punimet në këtë rrugë dhe para se të shtrohet asfalti i ri, ne flisnim për rrugën e keqe që po shkakton aksidente, pra nga gropat e mëdha ka ndodhur që kanë dëmtuar gomat dhe kanë përfunduar në lumë, kurse sot po flasim për mungesë sinjalistike dhe mungesë të bankinave mbrojtëse. Me të vërtetë, këta që merren me këta punë, projektojnë dhe ndërtojnë, duhet ta mendojnë këtë aspekt, për shkak se po e paguajmë me jetë. Sot ka qenë një familje nga Kosova, nesër mund të jetë familja ime ose e jotja Zeko, por edhe familja e atij që e ndërton këtë rrugë… Është herët të konludojmë, por nga ajo që e pamë, kameramani ynë Erkani kur erdhëm, detajin e parë që e vëreu është që nuk ka bankina mbrojtëse “, tha mes tjerash nga vendngjarja, Furkan Saliu./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share