Vullnetarë nga Shoqata e zjarrfikësve “Bajram Miftari” nga Çairi janë duke marrë pjesë në aksionin për gjetjen e tre të zhdukurve në lumin Lepenc, pas aksidentit të veturës së tyre pasditen e sotme në rrugën Shkup – Bllacë, informon Klan Macedonia.
“Është shumë vështirë. Ka ardhur shumë ujë. Ekspertët e policisë thonë që duhet të zbardhet që të vazhdojmë kërkimet”, thotë zjarrfikësi.
Në pyetjen e gazetarit Furkan Saliu se do të ikin e të vazhdojnë në mëngjes me kërkimet, vullnetari nga Shoqata e zjarrfikësve “Bajram Miftari” nga Çairi iu përgjigj shkurt.
“Jo, na se kena mendjen me shku n’shpi sonte hiç”, tha vullnetari nga Çairi.
Ai shtoi se do të japin maksimumin nga mundsitë e tyre për të gjetur të zhdukurit./KlanMacedonia