Aksidenti në Lepenc / Furkan Saliu sjell detaje nga terreni

Bëhet fjalë për katër anëtarë të familjes Pacolli nga Kosova, të cilët kanë qenë brenda automjetit që sot humbi kontrollin dhe ra në lumin Lepenc, në rrugën Shkup – Bllacë, informon Klan Maqedoni.

Gazetari i KlanM, Furkan Saliu është në vendgjarje që nga momentet e para pas aksidentit dhe sipas rrëfimit të tij, tre persona ende janë të zhdukur bashkë me automjetin. Njëri nga udhëtarët ka arritur të hidhet nga automjeti dhe është shpëtuar.

Në vendngjarje ka qenë edhe Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe zëvendësministri i MPB-së nga Maqedonia, Nazim Bushi.

Kërkimet do të vazhdojnë gjatë natës, ndërsa siç thotë Saliu, rekomandimet janë që kërkuesit të mos zhyten në ujë. Ndihmë është nisur edhe nga Kosova./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share