QMK: MASA PREVENTIVE – KUJDES NGA DERDHJA E UJIT NGA LUMEJTË!
Velesi, Rosomani, Kriva Pallanka, Kavadari u goditën nga moti i lig dhe një valë ajrore që solli përmbytje në shumë rajone, njofton KlanM.
Pushteti lokal dhe qytetarët u aktivizuan për t`u përballur me pasojat e motit të lig. Janë përmbytur shtëpi, bodrume, shtëpi. Kërkohet ndihmë nga shteti.
Qendra për Menaxhim me Kriza, sic percjell KlanM, pas njoftimeve të shërbimit metereologjik të vendit, po ndërmerr masa preventive pas rritjes së nivelit të ujit të Vardarit dhe lumejve lokal.
Njoftohet se për shkak të rritjes së nivelit të ujrave, ekziston mundësia e daljes së ujit nga shtrati i lumejve në Pollog, rajonin Tetovë-Gostivar dhe në disa pjesë kritike në pjesën e sipërme të Vardarit.
QMK, sic njofton KlanM, është gati për veprim gjatë fatkeqësive eventuale natyrore në rajonin e Shkupit, Velesit, Kumanovës dhe rajoneve tjera.
Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e javës së kaluar, shkaktuan dëme milionëshe në rajonin e Dellçevës në infrastrukturën rrugëore, të kanalizimit dhe ujësjellësit.
Rajoni i Maqedonisë së Veriut, sic njofton KlanM, është nën ndikimin e një mase të lagësht ajrore që përcillet me rreshje të përditshme shiu, më të theksuara në orët e pasditës.
Njoftohet se cikloni do të mbetet deri në fund të javës, kurse nga e hëna parashihet stabilizimi i motit dhe temperatura që do të shkojnë në mbi 30 gradë Celsius.