Prokuroria kërkon paraburgim për një shkupjan i cili dyshohet se ka plagosur me thikë motrën e tij.
Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur me 15 qershor të këtij viti, ndërsa burri 55 vjeç akuzohet për shkelje të nenit 131, paragrafi 3 nga Kodit Penal, gjegjësisht dyshohet për “shkaktim të plagës së rëndë trupore”.
“I dyshuari fillimisht ka nisur një debat verbal me ton të lartë, duke drejtuar fjalë fyese ndaj viktimës, vajzës së saj dhe dy dëshmitarëve të tjerë që punonin në oborr. Më pas i dyshuari u bë agresiv dhe i kërcënoi dhe kërkoi nga të njëjtët që të ndalonin dhe për pak kohë u kthye në oborr me thikë në dorë dhe u drejtua drejt mbesës. Nëna e saj po përpiqej të qetësonte situatën dhe në momentin kur i dyshuari ka tundur thikën, ajo ka qëndruar përballë vajzës së saj për ta mbrojtur, kështu që ajo është goditur me thikë në anën e majtë të fytyrës në zonën drejt syrit”, thonë nga Prokuroria.