Jose Mourinho nuk tundohet nga paratë. Portugezi ka refuzuar edhe njëherë ofertën nga Arabia Saudite, duke shmangur kështu akordin me Al Ahli. Trajneri i Romës takoi një delegacion nga Arabia Saudite, të kryesuar nga presidenti i klubit, që dëshiron të forcojë imazin e saj me trajnerin portugez dhe të vendosë një shumë stratosferike me para në tavolinë. Ideja është e një projekti afatgjatë, i cili gjithashtu do ta bëjë Mourinho-n ambasador ndërkombëtar për futbollin saudit.
Mediat italiane flasin për një kontratë dyvjeçare, por duke mos zbardhur shifrat. Gjithsesi, Mourinho është i bindur për projektin që e pret te Roma, duke u bindur për të respektuar kontratën që zgjat deri në vitin 2024. Përveç surpriza, Mourinho do të vazhdojë në kryeqytetin italian, për të refuzuar kështu edhe pistat që e afronin te PSG, Real Madrid dhe Newcastle. Nën drejtimin e Romës, portugezi ka fituar një Conference League, ndërsa humbi në finalen e Europa League përballë Seviljës.
Klan News