Euro 2024: Sonte kualifikuesja në Grupin I, Kosova – Rumania

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte përballet me Rumaninë, ndeshje kjo që do të luhet në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të raundit të tretë në Grupin I, për kualifikimet për EURO 2024.

Përfaqësuesja e KOsovës ka disa ditë që përgatitet për sfidën me rumunët, pasi bëhet fjalë pë një ndeshje tejet e rëndësishme për rrugëtimin drejt kualifikimeve për Evropianin ‘Gjermania 2024’.

Në pragë ndeshjes së sontme kombëtarja mbrëmë ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ballafaqimit me rumunët.

Në këtë ndeshje seleksionuesi Girresse nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Elbasan Rashanit, i cili dje u largua nga grumbullimi për shkak të një lëndimi.

Atmosfera në taborin e skuadrës, është tejet e mirë dhe të gjithë shprehen optimist se mund t’ia dalin dhe të fitojnë tri pikë është edhe opsioni I vetëm në këtë ndeshje sepse çdo rezultat tjetër do të zbehet në masë të madhe gjasat për kualifikim në EURO 2024.

Përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Alain Giresse, është shprehur optimist se të besuarit e tij do të kenë paraqitje të mirë përball Rumanisë.

Ai e pranon se Rumania është skuadër e fortë, por është i bindur se të besuarit e tij, sonte do të kenë paraqitje të mirë.

“Rumania është skuadër e mirë, kanë lojtarë individualë që e bëjnë ndryshimin, por s’do përmendi emra. Jam duke bërë më të mirën që skuadra të jetë gati për ndeshje”, tha Giresse.

Kujtojmë së Kosova në dy ndeshjet e para kualifikuese ka barazuar me Izraelin dhe Andorën. Ndeshja Kosovë-Rumani, luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim në orën 20:45, ndërsa drejtësi do të ndaj arbitri nga Holanda Danny Desmond Makkelie. Në dy takimet tjera të grupit I, takohen: Andora – Zvicra dhe Bjellorusia – Izraeli.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share