Ekipi me përgatije starton më 29 qershor
Klubi i futbollit Voska Sport pas pushimit tri javor pasi që përfundoi kampionatin në : Ligën e dytë dhe si kampion siguroi kualifikim në Ligën e Parë të futbollit vendor, me të madhe ka filluar të kompletoj radhët e veta për sezonin e ri 2023/2024 në ligën e parë.
Fillimisht drejtuesit e klubit kanë angazhuar pasusesin e trajnerit Berat Imeri, e ai është malazezi Miljan Radoviq, me të cilin është arritur marrëveshje një vjeçare.
Trajneri Miljan Radoviq me stafin e tij tani janë duke bërë plan program për fazat përagitore që është caktuar të fillojë me 29 qershor.
Ndërkohë drejtuesit e klubit kanë nisur bisedat me futbollistë me të cilët do të vazhdonë kontratat dhe njëkohësisht kanë falënderuar futbollistët të cilët nuk do të jenë pjesë e Voska Sport në sezonin e ri e ato janë: Ajradin CUCULI, Ylber BEQIRI, Oliver HRISTOV, Besart REXHEPI , Ujkan MUÇA, Ensar LUMA dhe Fiton ADEMI
Ditëve në vijim pasojnë bisedimet me pjesën tjetër të futbollistëve për vazhdimin e bashkëpunimit, ndërsa në koordinimin me trajnerin e ri do të ju njoftojmë edhe për transferimet e reja që pritet të ndodhin ditëve në vijim./KlanMacedonia