LSDM kërkon nga Mickoski të formojë ekip për ndryshimet Kushtetuese

VMRO KËRKON ZGJEDHJE TË PARAKOSHME PARLAMENTARE

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duhet të formojë ekip për vazhdimin e bisedimeve për ndryshimet kushtetuese, këtë sot kërkoi deputetja e LSDM-së, Marija Gjorgjievska. Ajo shtoi se dialogu duhet të vazhdojë për të gjetur një model i cili do të jetë në korniza të marrëveshjes.

“I japim kurajo Mickovskit, të mbetet në qëndrimin e tij që të formojë një ekip që do të bisedojë për ndryshimet kushtetuese. Populli, qytetarët e vendit nuk kanë kohë për të humbur. Ndryshimet kushtetuese duhet të votohen sa më shpejtë, me qëllim që sa më shpejtë të përfundojmë bisedimet me Bashkimin Evropian” – tha Marija Gjorgjievska, deputete e LSDM-së.

Deputeja e VMRO-DPMNE Eli Panova tha se nëse nuk pranohet propozimet e tyre atëherë të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

“Në qoftë se nuk kalojnë propozimet, atëherë në interes të Maqedonisë dhe qytetarëve që sa më shpejtë të shpallen zgjedhjet e parakohshme. Në vend se të pranohen propozimet vazhdojnë me politika destructive. Dëgjojmë deklarata nga funskionarë qeveritar se ndryshimet kushtetuese janë pranuar ndërsa propozimet e VMRO-DPMNE-së nuk janë pranuar” – tha Eli Panova, deputete  VMRO-së.

Kërkesa e VMRO-DPMNE-së pas takimit të liderëve është që BDI të del nga qeveria, ndërsa ndryshimet kushtetuese të ndodhin pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share