Serbia informon KFOR-in për 3 policët: I arrestuam 1.8 km nga kufiri

Vuçiç: Kurti kërkon me çdo kusht të provokojë luftë

Presidenti Aleksandar Vuçiç tha për televizionin kombëtar serb se situata është në udhëkryq falë kryeministrit Kurti, i cili me çdo kusht dëshiron të provokojë luftë dhe konflikte. Sipas Vuçiç, tre policët e Kosovës janë arrestuar 1.8 kilometra larg vijës administrative në rrugën Orahovë-Gnjilicë.

“Asnjë ushtar i ushtrisë serbe nuk e ka kaluar kufirin gjatë arrestimit të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës. Ne i arrestuam ata jo 100 metra në territorin e Serbisë qendrore, por 1.8 kilometra nga kufiri. Këta njerëz nuk kanë çfarë të kërkojnë në atë zonë pa miratimin e KFOR-it.”

Serbia ka të dhëna se KFOR-i nuk ishte i informuar për këto lëvizje.

“Ushtria jonë është e stacionuar 5.1 kilometra nga kufiri. Po bëhet një hetim. Ata nuk janë rrahur, as keqtrajtuar, as shpërfytyruar, gjë që u ndodh serbëve kur arrestohen nga policia e Kurtit.”

Presidenti serb tha se Milun Milenkoviç u arrestua edhe pse ai kishte marre garanci nga NATO dhe BE se protestuesit nuk do të arrestoheshin. Sipas Vuçiç që nga fillimi i vitit ka pasur më shumë arrestime dhe gjashtë serbë të plagosur me armë zjarri.

“Asnjë shqiptar nuk është pushkatuar, asnjë serb nuk ka qëlluar asnjë shqiptar. Policët kudo në territorin e Serbisë qendrore nuk kanë qëlluar asnjë shqiptar. Kjo u ndodh vetëm serbëve.”

Sipas Vuçiç, kriza filloi në momentin kur Kurti vendosi qe të shkojë në zgjedhje për të cilat dihet se ishin krejtësisht jolegjitime.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share