Futbollisti i Arsimit të Çegranit Burim Sadiki, në dy vitet e ardhshme do të jetë pjesë e klubit të futbollit Besa të Dobërdollit. Lajmin në faqen e klubit në fejsbuk e kanë publikuar drejtuesit e klubit, ku thuhet:
“Burim Sadiki përforcimi i rradhës për sezonin e ri!
Mesfushori vjen nga skuadra e KF Arsimi, ekip me të cilin është aktivizuar për një sezon. Sadiki ka qenë pjesë e skuadrës së Renovës në ligën e parë të RMV, ku për dhjetë vite me rradhë ka mbrojtur ngjyrat e këtij klubi. Mirëse vjenë Burim Sadiki”
Futbollisti Burim Sadiku pjesën më madhe të karrierës së tij e kaloi në klubin e futbollit Renova, ku pati suksese të mëdha, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Dritës së Bogovinës dhe së funit në sezonin 2022/2023 ishte pjesë e KF Arsim të Çegranit./KlanMacedonia/