Vjosa Osmani në PE: Kosova marrëdhënie konstruktive me fqinjët

OSMANI: BE TE JAPE AFATE KONKRETE PER ANETARESIMIN

Ne fjalimin e saj ne PE presidentja Osmani iu referua tensioneve te fundit me Serbine duke ju bëre thirrje të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë që të shfrytëzojnë të drejtat e avancuara që ua garanton Kushtetuta.

Ajo u angazhua per marredhenie kontruktive me fqinje te cilet respektojne integritetin territiorial te Kosoves ndersa kerkoi afate te qarta se kur vendi i saj dhe rajoni do te antaresohet ne BE.

Ne fjalimin e saj ne PE i pari nga nje zyrtar i larte kosovar në seancë plenare që prej shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 Presidentja Osmani iu referua edhe tensioneve te fundit me Serbine.

U bëj thirrje të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë që të shfrytëzojnë të drejtat e avancuara që ua garanton Kushtetuta e Kosovës. Republika e Kosovës është shtëpia juaj. Dhe ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për t’u siguruar që ju të ndiheni të përfshirë, të barabartë dhe të dëgjuar.

Osmani u angazhua per marredhenie kontruktive me fqinje te cilet respektojne integritetin territiorial te Kosoves ndersa kerkoi afate te qarta se kur vendi i saj dhe rajoni do te antaresohet ne BE.

Përkundër mungesës së drejtësisë dhe vuajtjeve të mëdha ndër vite, Republika e Kosovës dhe populli i saj vazhdojnë të shikojnë nga e ardhmja – e ardhmja evropiane. Ne ua kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjithë fqinjëve tanë dhe këtë e kemi bërë në masë të madhe sepse njerëzit tanë meritojnë një të ardhme më të ndritur, që do të thotë gjithashtu bashkëpunim më të fortë brenda rajonit tonë.

Dhe për aq sa na takon neve, mund të them me besim të plotë se njerëzit dhe institucionet e Kosovës duan paqe të bazuar në drejtësi dhe stabilitet. Paqe të qëndrueshme duke e pas drejtësinë në themel të saj dhe stabilitet të përqëndruar në respektim të sovranitetit, integritetit territorial dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Osmani ka rrëfyer historinë e Kosovës nëpërmjet fateve personale gjate agresionit nga ish ushtria jugosllave të Vasfije Krasniqit, Fahrije Hotit, Blerta Bashollit, Egzon Sylës, Hana Qerimit. Osmani përmendi fjalët e presidentit Rugova Liri, Pavarësi, Demokraci, Shtëpia nuk mbahet pa miq” kur mori çmimin Saharov nga PE.Ajo paralelizoi historine dhe perpjekjet e Kosoves me ato te Ukraines per tu bere pjese e familjes evropiane.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share