OPOZITA: ANULIMI I MBLEDHJES SË PËRBASHKËT, LAJMI I KEQ PËR SHQIPTARËT
Përgatitjet për mbledhjen e përbashkët shkuan huq.
Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama anuloi 14 orë para mbledhjen e përbashkët të dy qeverive për sic ka thënë agravimit të Kosovës me Bashkësinë ndërkombëtare.
Lajm të keq për shqiptarët e konsideron opozita anulimin e kësaj mbledhje duke kritikuar kryeministrin Albin Kurti për izolim.
Të duhur e konsideron veprimin e kryeministrit Rama deputeti I PDK-së Hisen Berisha.
Kreu i AAK-së Ramush Haradinajka thënë se shkarkimi i kryeministrit Albin Kurti, është urgjencë kombëtare.
Pas konferencës së kryeministrit Rama ku kumtoi lajmin për anulimin e kësaj mbledhje nuk ka pasur asnjë reagim nga kryeministri Kurti.
Nga zyra e tij një ditë më parë kanë thënë se janë qytetarët ata që do të humbasin më së shumti nga anulimi I kësaj mbledhje ndërsa është hera e parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha