Vjosa Osmani është presidentja e parë e ftuar nga Parlamenti Europian që prej pavarësisë së Kosovës për të mbajtur fjalim para institucionit të vetëm të Bashkimit Europian, që zgjidhet drejpëdrejt nga qytetarët europianë : Parlamenti Europian. Presidentja e Kosovës rikujtoi vizionin e liderit historik të Kosovës, Ibraim Rugovës të nderuar nga Parlamenti Europian me çmimin « Sakharov » 25 vjet më parë duke ju referuar fjalëve «Liri, pavarësi, demokraci ». Këto fjalë kyçe për popullin e Kosovës rezonuan natyrshëm me slloganet e 27 popujve tê familjes politike europiane në gjirin e eurdodeputetëve europiane të mbledhur në Strasbourg. Osmani rikujtoi shpresën e ngjallur nga mbështetja e Parlamentit Europian kundër opresionit që përjetonte Kosova dhe ju drejtua Parlamentin Europian me fjalën « Faleminderit ». Ajo u shpreh, se të jesh kosovar do të thotë të jesh europian, duke sjellur në kujtesë ekon e himnit europian të luajtur në ditên e pavarêsisë së Kosovës, 17 shkurt 2008 në mungesë të himnit kosovar. Për të theksuar më tutje, se Bashkimi Europian është destinacioni i duhur për popullin e Kosovës. Por Vjosa Osmani kërkoi që Parlamenti Europian duhet të vazhdojë të qëndrojë krah për krah qytetarëve të Kosovës, ashtu siç qytetarët e Kosovës luftojnë për vlerat e pêrbashkëta europiane.
‘« ”Vetë ekzistenca e vendit tonë tregon se çfarë mund të arrijnë demokracitë kur qëndrojnë krah për krah njëra tjetrës , ku ato qëndrojnë krah të shtypurve, kur ju të gjithë qëndroni në krah të atyre që luftojnë për drejtêsi dhe barazi dhe kur ne të gjithë qëndrojmë së bashku kundër tiranisë, diktaturave dhe genocideve” – tha Vjosa Osmani.
Vjosa Osmani është shprehur se Bashkimi Europian ka bërë hapa të paprecedentê përpara në përballje me agresionin rus në Ukrainë, duke artikuluar nevojën e hedhjes së një hapi të mëtejshëm për sigurimin e fitores dhe paqes në Ukrainë. « Qytetarët e Kosovês thonë : Ne themi jemi me popullin e Ukrainës. Këto nuk janë vetëm fjalë, por e ndjejmë nga çdo cep i qënies tonë » është shprehur Osmani. Presidentja e Kosovës ka përçuar një appel tê veçantë pêr serbët e Kosovës :
”Sot, ne nuk flasim vetëm për të drejtat e njeriut, ne veprojmë për respektimin dhe garantimin e tyre për çdo qytetar të Republikës sonë të re pavarësisht nga etnia. Në këtë frymë përfshirjeje, i bëj thirrje serbve të Kosovës të perdorin të drejtat që u ofron Kushtetuta e Kosovës. Republika e Kosovês është shtêpia juaj dhe ne do bëjmë çdo gjë që kemi në dorë për të siguruar që ju të ndjeheni të përfshirë, të barabartë dhe ë dëgjuar” – tha Vjosa Osmani.
Osmani është ndalur edhe te përkushtimi i saj ndaj barazisë gjinore, duke thënë se beteja për të drejtat e barabarta të grave dhe vajzave janë një motiv i fortë për të mos ndalur kurrë së luftuari për të atë që është e drejtë.
Delegacioni i përzgjedhur nga presidentja e Kosovës përbën përfaqësimin më të mirë për shpirtin e qëndresës dhe sfidat e historisë së shqiptarëve të Kosovës pranë Parlamentit Europian. Secilat nga gratë se përzgjadhura nga presidentja Osmani të shfaqura të vendosur në fokus gjatë transmetimit të servisit audiovizual të KE-së mishërojnë heroinat e Kosovës, ashtu si dhe burri në gjirin e tyre. Fjalimi i mbajtur dhe përzgjedhjen e delegacionit me të cilin shoqërohej, e bën presidenten Vjosa Osmani Sadiu një avokate të shkëlqyer dhe të jashtëzakonshme të Kosovës në një moment kyç të aktualitetit politik që po kalon vendi.
Përgatiti: Erisa Zykaj – tv Klan Bruksel