Kasami – Qeverisë: Pranoni kërkesën e Besës dhe Grupit të Zjarrit

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami përmes një pres konferencë për shytp në lidhje me zhvillimet e fundit politike, theskoi se po ndjekin me vëmendje “teatrin” që po i servohet opinionit nga vasalët e LSDM-së, BDI e Ali Ahmetit dhe argatit tjetër në qeveri.

Kasami tha se Qeveria duhet ta pranojë kërkesën e Besës dhe Grupit të Zjarrit dhe mos të bëj inat.

“Nëse Qeveria bën inat me Lëvizjes Besa dhe nuk e fut në procedurë zëvendësimin e 20%, atëherë ne vlerësojmë se nuk e kemi obligim të përkrahim propozimin e Qeverisë për ndryshimet kushtetuese, këtë e deklaroi sot kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili bëri thirrje që Qeveria të dërgojë në Kuvend dhe propozimin e partisë së tij dhe të Grupit të Zjarrit që pjesë e ndryshimeve kushtetuese të bëhet edhe heqja e “20%-shit”, që i referohet gjuhës shqipe në Kushtetutë.

Kasami tha nëse kjo nuk bëhet, nuk e ndjejnë si obligim që të përkrahin ndryshimet kushtetuese në Kuvend.

“Duke pasur parasysh faktin që edhe për ndryshimet kushtetuese, Qeveria nuk ka garanci që i ka siguruar 80 mandate, që të dorëzojë propozimin në Kuvend, ne kërkojmë po të njëjtën qasje të kësaj Qeverie edhe për 20 përqindëshin. Qeveria të dërgojë edhe propozimin tonë dhe të disa deputetëve të tjerë, në këtë rast edhe të Grupit të Zjarrit në Parlament dhe këtu ne si Lëvizje Besa garantojmë se do të përkrahim ndryshimet kushtetuese”, tha Kasami. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share