Skenar serb në Bosnjë: Nxënësi gjuan me armë mësuesin! (VIDEO)

Gjatë të shtënave me armë zjarri që ndodhën mëngjesin e sotëm, është plagosur rëndë një mësimdhënës në një shkollë fillore në Lukavac Grad afër Tuzllës në B e H, njofton KlanM.

Mediat boshnjake njoftojnë se me armë zjarri ka shtënë një i mitur, I cili është arrestuar nga policia. Gjithashtu është gjetur edhe arma e krimit.

Është publikuar edhe fotografia kur policët kapin sulmuesin.

Nxënësi 15-vjeçar me iniciale G.M, sic percjell KlanM, në mëngjes kishte mbërritur në shkollë me armë dhe kishte kërkuar punonjës të shkollës. Ai ka gjuajtur në drejtim të një mësuesi, për të cilin raportohet se është në situatë të rëndë shëndetësore.

Media boshnjake “Dnevni Avaz” njofton se bëhet fjalë për një nxënës i cili ishte përjashtuar nga shkollat për shkak të sjelljes së keqe.

Njoftohets e gjatë këtij incidenti nuk ka nxënës të lënduar. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share