Kryeministri Edi Rama ka theksuar se Shqipëria është 100% në të njëjtën linjë me aleatët ndërkombëtarë përsa i përket situatës në Kosovës.
Në një konferencë për shtyp ku njoftoi se mbledhja e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës ditën e nesërme nuk mund të mbahet në formatin e përcaktuar, Rama u shpreh se nuk ka asnjë shans që Tirana zyrtare të lëvizë nga boshti i ndërkombëtarëve.https://www.youtube.com/embed/pYtv71nS9Lk
“Nuk është fjala për të zotin e hallit sepse halli është i Kosovës. Por është edhe i shqiptarëve. Halli nuk është i Kryeministrit, halli është i qytetarëve të Kosovës, i Kosovës dhe i të gjithë shqiptarëve.
E dyta, ne e kemi shumë problem sepse Shqipëria nuk është një ufo, nuk operon e izoluar dhe marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën është një marrëdhënie vëllazërie por Shqipëria është një shtet që është pjesë e pandashme e bashkësisë euroatlantike, është vend anëtar i NATO nuk ka asnjë shans që Shqipëria të zhvendoset nga boshti i bashkësisë euroatlantike, për më tepër ne mendojmë jo 99 por 100% njësoj siç mendojnë aleatët tanë në këtë rast. Kur disa prej partnerëve i thoshin Albinit dhe autoriteteve të Kosovës mos i mbani zgjedhjet në veri, unë isha 100% me Albinin që duheshin mbajtur”, theksoi Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al