Të vrarë dhe të lënduar në Britani të Madhe, dyshohet për sulme zinxhirore

Policia e Nottinghamshire në Britani të Madhe ka bërë të ditur se sot atje brenda një periudhe të shkurtër kohore kanë ndodhur vdekje dhe lëndime të njerëzve.

Në njoftim të policisë thuhet se tre persona kanë vdekur nga sulme që mendohet se janë të lidhura me njëra-tjetrën në qendër të qytetit.

Dy persona u gjetën të vdekur nga policia në Ilkeston Road pak pas orës 04:00. Më pas oficerët u thirrën në Milton Street, ku një furgon i kishte goditur  tre persona të tjerë, duke e lënë njërin në gjendje kritike.

Një burrë u gjet i vdekur më vonë në Magdala Road dhe një 31-vjeçar u arrestua nën dyshimin për vrasje.

Policia e Nottinghamshire tha se oficerët po punonin me pjesëtarët kundër terrorizmit për të hetuar rrethanat e rasteve në fjalë, duke shtuar se deri tani asnjë person tjetër nuk është i dyshuar.

Kordonë të shumtë janë vendosur rreth qendrës së qytetit, dhe janë mbyllur rrugët rreth përreth, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share