Në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin përpara socialistëve në aktivitetin e mbajtur në Pallatin e Kongreseve.
Në fjalën e tij, Rama, në pjesën e parë të fjalimit, foli kryesisht për zgjedhjet vendore të 14 Majit, kur PS fitoi shumicën e bashkive në rang republike.
Rezultatin që socialistët morën më 14 Maj, Kryeministri Edi Rama tha se ky është rezultati më i madhe që ka korrur ndonjëherë Partia Socialiste.https://www.youtube.com/embed/Fgs6yHwBrHM
“32 vjet më parë në këtë sallë mori jetë PS. Sot ne kremtojmë këtë ditë të shënuar të familjes sonë politike me fitoren më spektakolare të këtyre 32 viteve në aspektin e numrave kur shqiptarët na dhanë mandatin për të qeverisur në 54 bashki dhe për t’u kujdesur për mbi 95% të banorëve të Shqipërisë. Sado ta përsëris fjalën faleminderit s’do jetë kurrë mjaft për besimin, mbështetjen, energjinë që gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë na dhanë që nga Kukësi në Sarandë, nga Kurbini në Devoll, nga Kamza në Dibër, që nga Shkodra demokratike deri tek Vlora socialiste.
Nuk është mjaft as i gjithë turi i mirënjohjes, ku tani ka mbetur vetëm qershia mbi tortë, Tropoja ku na mjaftuan vetëm 54 vjet për të bërë çka të tjerët nuk e bën dot në dhjetra vite. Tropojanët panë, gjykuan dhe votuan për herë të parë për veten e tyre, shtëpinë e tyre, lagjen e tyre. Votuan për çerdhen, kopshtin, shkollën, votuan për qendrën shëndetësore, për pastërtinë dhe qetësinë në komunitetin e tyre. Votuan për një Tropojë të rilindur pas 1001 vështirësive.
Kështu njësoj votuan edhe shkodranët, dibranët, kuksianët e të tjerëve me radhë që vendosën të ecin bashkë përpara duke lënë mbapa hijet kërcënuese të së shkuarës. Kjo falë edhe shumë të djathtëve që e braktisën koalicionin e atyre hijeve duke mos shkuar fare të votojnë. Faleminderit shumë atyre që u distancuan.
Në 14 Maj ne thuajse për një grusht votash e prekëm kuotën e 800 mijë votave, rezultati ynë më i lartë ndonjëherë. Kundërshtarët tanë prekën kuotën e tyre më të ulët historike që nga dita kur më keni besuar drejitmin e PS.
Për herën e 8 në 9 beteja të këtyre viteve ata u përbetuan para pasqyrës së mbrëmjes për përmbysjen e madhe të regjimit antipopullor dhe për të tetën herë rresht e nisën mëngjesin tjetër përmbys përballë refuzimit popullor.
Dhe si ngahera ja morën avazit të vjetër të grabitjes së madhe të fitores nga bandat e krimit, ndërkohë që do ju mjaftonte të shkonin një ditë vizitë në Kamëz për të parë çka ndryshuar.
Ne jemi sot shumicë vendimmarrëse në Këshillin Bashkiak të Kamzës. Në Kamëz fitorja nominale është e Rakipit dhe e PS. E thatë qartë, me një votë spektakolare, dua të shërbehem mirë nga ana që zgjedh. Në rrugën e re të rilindjes urbane kemi krijuar shembuj të mirë suksesi në nivelin vendor dhe po ndërtojmë një model pozitiv. Falë lidershipit të një sërë krybashkiakësh të aftë dhe pasionant kemi thelluar diferencën me kundërshtarët të cilët siç e dinë të gjithë për habinë më të madhe në 30 vjet qeverisje vendore s’kanë krijuar dot një histori të vetme suksesi në një bashki të vetme të Shqipërisë. Unë dua t’i përgëzoj edhe një herë këtu kryebashkiakët tanë. Dua t’u them se më shumë se sa merita e tyre individuale, rezultati i 14 Majit është manifestimi i një pritshmërie të madhe të njerëzve për një ndryshim të mëtejshëm, më të shpejtë, më të thellë dhe më gjithëpërfshirës. Ne duhet të ndihemi njerëzit më të nderuar dhe më të privilegjuarit në botë që këtë pritshmëri të madhe qytetarët e lidhin me ne. Shumëlargqoftë mos gënjehemi me madhështinë e hartës politike të 14 Majit duke kujtuar se ata që na votuan janë të kënaqur me ne, në nivelin vendor apo dhe në nivelin qëndror”, tha Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al